Fuat Kabakçı
10 Nëntor 2015•Përditësim: 10 Nëntor 2015
ANKARA (AA) - Vëllimi tregtar i Kinës me shtetet e Afrikës parashihet të rritet për 40 përqind këtë vit në krahasim me vitin 2014, raporton Anadolu Agency (AA).
Ish-ministri i Jashtëm i Kinës Yang Fuçang, në fjalimin e tij në sesionin e hapjes së Forumit të industrisë Kinë-Afrikë (CAIF) në Pekin e cila mbahet për herë të katërt tha se vëllimi tregtar i Kinës me shtetet e Afrikës në 10 vitet e fundit është rritur për 10 herë.
Sipas tij, ky vëllim tregtar në vitin 2014 ka arritur në 220 miliardë dollarë, këtë vit pritet që të arrijë në 300 miliardë dollarë ndërsa në vitin 2020 pritet që të arrijë shifrat në 400 miliardë dollarë.
Yang theksoi se shumë shtete të Afrikës ende gjenden në fillim të revolucionit industrial. "Jemi në kohë të saktë për bashkëpunim mes Kinës e cila posedon teknologji më të zhvilluar dhe burim financiar dhe shteteve të Afrikës. Kjo situatë posedon karakteristika për një mundësi historike", tha ai.
Ambasadori i Madagaskar-it në Pekin dhe president i komunitetit të diplomatëve afrikanë, Victor Sikonina gjithashtu tha se mungesa e infrastrukturës është pengesa më e rëndësishme para zhvillimit të Afrikës.
Sikonina tha se është rritur numri i firmave afrikane të cilat investojnë në Kinë. Sipas tij, investimet e kompanive afrikane në Kinë në vitin 2012 ka arritur në 14.2 miliardë dollarë.