Handan Kazancı
15 Maj 2020•Përditësim: 16 Maj 2020
Klubi Galatasaray i Super Ligës së Turqisë ka bër të ditur se një pjesëtar i stafit të tyre ka dalë pozitiv ndaj koronavirusit të ri(COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, klubi tha se skuadra, përfshirë lojtarët si dhe trajneri Fatih Terim, si dhe ekipi teknik dhe stafi shëndetësor, ekzekutiv dhe ndihmës iu nënshtruan testimit të polimerazës (PCR).
Galatasaray ka ndaluar stërvitjen për gjashtë ditë.
Muajin e kaluar, Terim u testua negativ ndaj koronavirusit pasi në muajin mars u diagnostikua me virusin dhe u trajtua në një spital.
Galatasaray në fillim të këtij muaji rifilloi stërvitjet në ambientet e saj për shkak të rënies së shifrave të koronavirusit në vend.
Turqia ka regjistruar 4.007 vdekje të lidhura me virusin dhe më shumë se 104.030 shërime. Aktualisht ka 144.749 raste të konfirmuara.