Islam Uddin
15 Maj 2020•Përditësim: 18 Maj 2020
Kompania ajrore e Hong Kongut "Cathay Pacific" sot tha se kompania pati një rënie prej 99.6 për qind të trafikut të udhëtarëve në prill pas kufizimit të udhëtimeve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në të gjithë botën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, grupi i dy linjave kryesore ajrore raportoi se muajin e kaluar ata kanë transportuar gjithsej 13.729 pasagjerë, një rënie prej 99.6 për qind ndër vite.
"Të ardhurat për kilometër të pasagjerëve këtë muaj ranë me 99.3 për qind ndër vite. Faktori i ngarkesave të pasagjerëve u ul me 62.3 pikë përqindje në 21.7 për qind ndërsa kapaciteti i matur në kilometra për ulëse të disponueshme shënoi rënie me 97.3 për qind", tha kompania në një deklaratë të postuar në uebfaqen e saj.
Në katër muajt e parë të vitit 2020, numri i pasagjerëve të transportuar ra me 64.4 për qind kundrejt një rënie në kapacitet prej 49.9 për qind dhe një rënie me 59.1 për qind në të ardhurat për kilometra të pasagjerëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shpjegoi kompania.
Shefi i konsumatorit dhe oficeri komercial i Grupit të "Cathay Pacific", Ronald Lam tha se: "Pandemia e COVID-19 vazhdon të na ndikojë në një mënyrë të paparë".
"Ne kemi një humbje të paparë prej 4.5 miliardë dollarë të Hong Kongut në nivelin e shërbimit të plotë të linjës ajrore (Cathay Pacific dhe Cathay Dragon) dhe perspektiva financiare vazhdon të jetë shumë e zbehtë për të paktën muajt e ardhshëm", tha ai.
Lam tha se nuk shihen "shenja të menjëhershme të përmirësimit" pasi linja ajrore pritet të transportojë rreth 500 pasagjerë në ditë në maj. Linja ajrore më herët transportonte rreth 100.000 pasagjerë në ditë.
"Ne presim që numri mesatar ditor i pasagjerëve tanë të mbetet në rreth 500 në maj dhe se udhëtimet e biznesit dhe argëtuese do të mbesin nën ndikim të madh për një të ardhme të parashikueshme". tha Lam.
"Kjo është sfida më e madhe për aviacionin që kemi parë ndonjëherë. Ne jemi duke vlerësuar të gjitha aspektet e biznesit tonë për të siguruar që të mbetemi të fortë dhe konkurrues kur të dalim nga kjo krizë", shtoi ai.
Analizat e përditësuara të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA) tregojnë se kriza e COVID-19 do të shkaktojë që të ardhurat globale të pasagjerëve të kompanive ajrore të ulen me 314 miliardë dollarë në vitin 2020, me një rënie prej 55 për qind në krahasim me vitin 2019.
Kompanitë ajrore në Azi-Paqësor do të shohin rënien më të madhe të të ardhurave prej 113 miliardë dollarë dhe një rënie prej 50 për qind të kërkesës së pasagjerëve ndër vite, thotë "Cathay Pacific", linja e pestë më e madhe e mallrave në botë.