Dejan Maksimovic
26 Maj 2020•Përditësim: 27 Maj 2020
Vincenzo Spadafora, ministri i Sportit të Italisë, tha se sezoni në Serinë A mund të vazhdojë më 13 ose 20 qershor, pasi u ndërpre në mars për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi për rinisjen e kampionatit në Serinë A duhet të shpallet të enjten, ndërsa do të pasojnë përvojat e Bundesligës gjermane, e cila vazhdoi më 15 maj.
"Po punojmë në dy data të mundshme për fillimin e ndeshjeve të Serisë A, ndërsa ato janë 13 ose 20 qershor. Protokolli për vazhdimin e sezonit është gati dhe është shumë i ngjashëm me atë të rënë dakord për stërvitje. Të enjten, do të vendosim nëse dhe kur do të vazhdojmë", tha Spadafora para mediave italiane.
Seria A u ndërpre më 9 mars për shkak të pandemisë globale të koronavirusit. Pas 26 xhirove të luajtura, Juventus është në epërsi në tabelë me 63 pikë, një më shumë se Lazio.