Elvır Hodzıc
02 Janar 2022•Përditësim: 03 Janar 2022
Futbollisti i Juventusit dhe i kombëtares italiane, Giorgio Chiellini është infektuar me koronavirus dhe aktualisht ndodhet në izolim shtëpiak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtuesit e klubit torinez thanë se edhe 37-vjeçari Chiellini ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ashtu si Arthur dhe Carlo Pinsoglio para tij.
Një muaj më parë, Chiellini mori dozën e tretë ose përforcuese të vaksinës anti-COVID dhe ishte një nga lojtarët më të zhurmshëm në Serinë A italiane kur bëhet fjalë për promovimin e vaksinimit në Itali.
Në dhjetë ditët e ardhshme, Juventusi do të përballet me rivalët e tij Napolin, Interin dhe Romën.