Can Erözden
03 Gusht 2021•Përditësim: 04 Gusht 2021
Giorgio Chiellini, kapiteni i ekipit italian të futbollit Juventus, të hënën vazhdoi kontratën e tij me klubin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Juventus në Twitter theksoi se Chiellini, 36-vjeçar, rinovoi marrëveshjen e tij deri në vitin 2023.
Qendërmbrojtësi italian ka luajtur për Juventusin që nga viti 2005.
Ai shënoi 36 gola në 535 paraqitje për Juventusin.
Chiellini ndihmoi klubin e tij të fitojë nëntë tituj në Serie A.
Ai në korrik fitoi titullin e UEFA EURO 2020 me kombëtaren italiane.