Dmitri Chirciu
21 Tetor 2020•Përditësim: 21 Tetor 2020
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.447.335, ndërsa bilanci i viktimave në 24.952, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 15.700 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.447.335, ndërsa me 317 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 24.952.
Në vend numri i të shëruarve ka arritur në 1.096.560 me 10.952 të shëruar në 24 orët e fundit.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1,2 është ulur në 1,1 për qind dhe tek 25,9 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Numri i testeve tejkalon 55 milionë
Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 4.389 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 377.017, ndërsa me 63 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 6.121.
Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 496 mijë teste, ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 55.1 milionë.
Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Dje në vend u regjistrua shifra më e lartë rasteve ditore me 16.319 raste.
Në Rusi më 1 shtator filloi viti i ri shkollor dhe brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe distancimit fizik.