Aybüke İnal
21 Maj 2020•Përditësim: 22 Maj 2020
Turqia konfirmoi 961 raste dhe 27 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 153.548 numrin e përgjithshëm të të infektuarve dhe në 4.249 atë të të vdekurve deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.003 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 114.990, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e shpërndarë në Twitter nga ministri Fahrettin Koca.
Deri më tani, Turqia ka kryer 1.729.988 teste, prej të cilëve 33.633 në 24 orët e kaluara.
Aktualisht, 820 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 424 asistohen me respiratorë.
"Përkundër rritjes së numrit të testeve, shifra e rasteve pozitive vazhdon në nivelin e parashikuar. Po ulet numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim mbështetës. Stili i ri i jetesës: jetë sociale e kontrolluar, zbatim i masave të gjithë së bashku. Kushti: maska dhe distancë sociale 1,5 metër", shkroi ministri Koca.