Yusuf Özcan
21 Maj 2020•Përditësim: 22 Maj 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 28.215, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 1.735 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 218.679, njoftoi Ministria franceze e Shëndetësisë në një njoftim.
Ministria tha se 17.583 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 1.745 në njësitë e kujdesit intensiv.
Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka vazhduar të bie për të 43-tën ditë radhazi.
Në 24 orët e kaluara, 530 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 63.858.
Ministria njoftoi se në 24 orët e fundit, jetën kanë humbur 83 persona në spitale dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuar, me çka numri i viktimave ka shkuar në 28.215, ndërsa prej tyre, 10.345 janë persona që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e kujdesit.