Selçuk Acar
13 Prill 2016•Përditësim: 13 Prill 2016
NEW YORK (AA) – Në Muzeun Metropolitan të New York-ut, u hap ekspozitë me temë trashëgimia e pasur kulturore e qytezës turke Bergama afër Izmirit, raporton Anadoly Agency (AA).
Një pjesë nga trashëgimia kulturore e Bergamas, trashëgimi kjo nga periudha e njërit prej figurave më të rëndësishme historike të kohes helene, mbretit Aleksandri i Madh, është pjesë e ekspozitës Pergamon (Bergama) në Muzeun Metropolitan.
Ekspozita e titulluar “Bergama dhe Mbretëritë Helene të Botës Antike” fokusohet në pasuritë dhe sukseset në sferën teknike në periudhën midis viteve 336 para erës sonë dhe 30 pas erës sonë.