Ayşe Sarıoğlu
10 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
ANKARA (AA) - Ekspozita "Gjeni i shekullit 16-të Matrakci Nasuh" e cila organizohet nën mbikëqyrjen e Presidencës së Turqisë dhe Anadolu Agency (AA) që është partneri global i komunikimit, do të hapet në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë për adhuruesit e artit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekspozita e cila është projektuar nga Shoqata e Dialogut të Artit Ndërkulturor të Stambollit (IKASD) pas Sarajevës, Beogradit, Antalias dhe Stambollit, do të mund të vizitohet në Muzeun e Historisë së Artit të Vjenës mes 25 maj-12 qershor, nën organizimin e Ambasadës së Turqisë në Vjenë dhe Institutit Yunus Emre.