Muhammed Ali Toruntay
06 Dhjetor 2016•Përditësim: 07 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Anadolu Agency (AA) ka hapur votimin për "Fotografinë e Vitit" të realizuara gjatë vitit 2016. Në përfundim të votimit 3 fotografitë më të mira nga zhvillimet në Turqi dhe botë do të shpallen fituese si "Fotografitë e Vitit".
AA organizoi për herë të parë në vitin 2012 votimin për "Fotografitë e Vitit". Këtë vit krahas Turqisë, në garë ka fotografi nga vende të ndryshme të botës si, Siria, Greqia, Bosnjë dhe Hercegovina, Ekuadori, SHBA-ja, Brazili, Spanja, Rusia, Indonezia dhe Palestina. 45 fotografitë në tema të ndryshme, si jeta dhe sporti janë përzgjedhur në mesin e 700 fotografive më të mira të realizuara në Turqi dhe botë. Fotografitë do të kenë shpjegimin përkatës në gjuhën angleze.
Votimi për "Fotografitë e Vitit" pranë AA, është kthyer tashmë në një garë tradicionale ku në proces marrin pjesë personalitetet më të larta të Turqisë, si Presidenti i vendit Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri, ministrat, zyrtarët, sportistët dhe shumë artisë e qytetarë. Në garën e këtij viti 19 fotografi janë në kategorinë e lajmeve, 15 në kategorinë e jetës dhe 11 të tjera në kategorinë e sportit.
Në mesin e fotografive të përzgjedhura marrin pjesë edhe fotografi të përzgjedhura si fotoja e muajit në AA, ndërkohë krahas tyre ka edhe foto të publikuara nga media ndërkombëtare në lidhje me përleshjet, fatkeqësitë natyrore, politikën, sportin, jetën dhe tema të tjera të ndryshme.
Në procesin e votimit vitin e kaluar morën pjesë 115 mijë persona. Votimi për "Fotografitë e Vitit" mund të bëhet nga ueb-faqja "www.aa.com.tr" deri më 31 dhjetor.