Ivana Ramadanova
17 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
SHKUP (AA) – Me projeksionin e filmit “Duke thyer heshtjen” në regji të Xhou San në Shkup dhe zyrtarisht filloi “Java e filmave kinezë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të kësaj, deri më 20 maj në Kinotekën e Maqedonisë do të shfaqen pesë filma të kinematografisë kineze, hapjen e të cilës e bëri drejtori i Institutit “Konfucij”, Dening Shigjong i cili mes tjerash tha se me këtë Maqedonia do të përforcojë marrëdhëniet miqësore me Kinën.
"Gjatë projeksioneve shikuesit do të mund të njihen me filma që pasqyrojnë shoqërinë bashkëkohore të popullit kinez me çka do të njihen me dallimet mes të dy shoqërive. Nëse filmi ngjallë ndonjë emocion tek ju, ju ftoj të vini në institutin tonë dhe të merrni literaturë për traditën kineze dhe të filloni të mësoni edhe gjuhën”,- tha ai.
Filmi “Duke thyer heshtjen” i cili hapi serinë e shfaqjeve të filmave kinez është një produksion nga viti 2000 dhe paraqet një dramë që flet për një nënë e cila do të bëjë të pamundurën për t'i mundësuar djalit të saj me problem me të dëgjuarit një jetë më të mirë.
Mes tjerash, të martën në orën 20:00 do të shfaqet filmi “Dy bëhen një” me regji të Ving-çeong Lou dhe paraqet një odise të një gruaje e cila lufton me kancerin në gji, për të vijuar më pastaj me filmat “Ushtari i vogël, por i madh” me skenar të Xheki Çen i cili luan rolin kryesor.
Shtëpia e produksionit “KT Film dhe Media” tha se me këtë projekt synohet afrimi i kulturës kineze për publikun në Maqedoni.