Admir Fazlagikj
17 Maj 2016•Përditësim: 18 Maj 2016
SHKUP (АА) – Në kuadër të Mbrëmjeve të 44-ta Opersitike të Majit në Shkup, sonte është interpretuar opera “Rigoletto” e kompozitorit italian, Giuseppe Verdi, raporton Anadolu Agency (AA).
Opera e Verdi-t në tre akte “Rigoletto” është rrëfim për fatin tragjik të shakaxhiut të oborrit dhe vajzës së tij Gilda. Në rolin e “Rigoletto”-s interpretoi Almaguer Carlos Villalobos nga Meksiko, në rolin e Gilda-s interpretoi Zana Abazi – Ramadani nga Kosova, ndërsa roli i Dukës nga Montova i takoi Mihail Mihailov nga Bullgaria. Vlladimir Sazdovski ishte përgjegjës për rolin e Sparafuchil. Vishnja Radosav interpretoi në rolin e Madalena-s, Monterone-n e interpretoi Vasko Zaddov, Kontin Ceprano Dime Petrov, ndërsa roli i konteshës i takoi Bilana Josifov. Përveç tyre, për rolin e Marulo ishte përgjegjës Kristian Antovski, Darko Neshkovski për rolin e Borsa-s, Ana Rojdeva – Talevska interpretoi si Jovana.
Shkopi i dirigjentit ishte e mysafires nga Italia Gianluca Marciano, regjia e Nina Najdenova nga Bullgaria, skenografia e Zhivojin Trajanoviq, ndërsa për kostumet ishte përgjegjës Marija Papuçevska.
Sonte së bashku interpretuan kori dhe ansambli i baletit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë.
Ndërkohë, Mbrëmjet e sivjetme Operistike të Majit” përfshijnë 15 shfaqje, 10 për publikun e rritur, ndërsa pesë në programin shoqërues “Mbrëmjet e vogla Operistike të Majit”. Publiku, përveç “Eugene Onegin”, dhe “Rigoletto”-s, do të ketë mundësi t’i dëgjojë edhe “Tregimet e Hofmanit”, “Turandi” dhe “Aida” me çka tradicionalisht më 31 maj përfundojnë “Mbrëmjet Operistike të Majit”.