Erbil Başay
04 Janar 2016•Përditësim: 04 Janar 2016
BERLIN (AA) - Madje shtatë ekipe nga Bundesliga stërvitjet dimërore do t'i realizojnë në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Werder Bremen, Borussia Mönchengladbach, Hamburg, Hannover 96, Hertha Berlin dhe Stuttgart për stërvitje kanë zgjedhur rajonin turistik Belek të Antalias, ndërsa Darmstadt preferoj të shkojë në Lara.
Ekipet të cilët fundjave do të shkojnë në Antalia, gjatë qëndrimit atje do të zhvillojnë edhe ndeshje përgatitore.