Vesna Besiç
22 Shtator 2018•Përditësim: 23 Shtator 2018
MOSKË (AA) - Aktori britanik Tom Hardy, ka promovuar në Moskë filmin e tij të fundit "Venom", që ka të bëjë me personazhin e famshëm të Marvelit, karakteri negativ në franshizën e Spidermanit në të cilën luajti Tobey Maguier, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ylli i Hollivudit, pozoi për fotografët në parkun Zaryadie, pranë emërtimit cirilik të filmit, "Behom", ashtu siç është emërtuar në Rusi, Bullgari dhe Ukrainë.
Aktori dyzet e një vjeçar, më herët deklaroi se ka nënshkruar një kontratë e cila e lidh për tre vazhdime të filmit. "Mbetet të shohim reagimet e publikut. Mendoj se është një personazh i jashtëzakonshëm”, tha Hardy.
Filmi do të jetë i gatshëm për shfaqe nëpër kinematë në fillim të tetorit.
Personazhi “Venom”, është menduar në vitin 1988 nga shkrimtari David Micheline dhe vizatuesit Todd McFarlane dhe Mike Zeck. Bëhet fjalë për një simbiozë (personazhet në filmat e Marvellit) jashtëtokësor, i cili për të mbijetuar ka nevojë për një njeri, ndërsa në këmbim të kësaj, njeriu fiton fuqi mbinatyrore.
Ndonëse ky personazh fillimisht ishte ideuar me karakter negativ, më vonë në versione të ndryshme shndërrohet në një antihero të ashtuquajtur, dhe më vonë në një hero të vërtetë.