Fatjon Cuka
20 Shtator 2018•Përditësim: 21 Shtator 2018
TIRANË (AA) - Instituti “Yunus Emre” në Tiranë me kontributin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, për të dytin vit radhazi, do të organizojë aktivitetin “Ditët e Turqisë” me moton “Sa afër jeni me Turqinë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive dhe institucioneve turke, “Ditët e Turqisë”, do të organizohen në sheshin "Skënderbej" në kryeqytetin e Shqipërisë, në datat 25-27 shtator, sipas njoftimit nga Instituti “Yunus Emre” Tiranë.

Në stendat promovuese që do të jenë të hapura përgjatë gjithë ditës, do të prezantohet kultura, arti, gatimet tradicionale dhe muzika turke.
Gjithashtu, çdo mbrëmje do të organizohen koncerte dhe aktivitete shumëngjyrëshe, ku qytetarët shqiptarë do të njihen me kulturën turke.