Arif Aslan
21 Qershor 2016•Përditësim: 22 Qershor 2016
EDRENE (AA) – Ëmbëlsira e Ballkanit, trileçja, për shkak të lehtësisë së saj zë vend në mesin e ëmbëlsirave më të preferuara gjatë muajit të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo ëmbëlsirë, emri i së cilës ka kuptimin e tri qumështeve meqë në përgatitje përdoret qumësht buallice, dhie dhe lope, viteve të fundit ka bërë namin në Turqi. Në qytetin kufitar me Ballkanin, Edrene, trileçja konsumohet me ëndje si nga banorët e qytetit, ashtu edhe nga turistët.
Për shkak të lehtësisë, trileçja përdoret në masë të madhe veçanërisht në sofrat e iftarit gjatë muajit të Ramazanit, ndërsa kjo ka shkaktuar që prodhimi i ëmbëlsirës të rritet.
Mehmet Karci, pastiçieri i cili për 20 vite e prodhon ëmbëlsirën e cila ka pastë të butë dhe i ngjan revanisë me shtresë karameleje, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se interesimi për trileçen është rritur viteve të fundit.
Duke u shprehur se ëmbëlsira e ftohtë me qumësht ka hyrë në menunë e Turqisë dy-tri vite më parë dhe së për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të popullarizohet, Karci tha se “Meqë është një ëmbëlsirë e cila konsumohet e ftohtë posaçërisht në motin e ngrohtë gjatë muajit të Ramazanit, ka shumë kërkesë të madhe. Shitjet i kemi mjaft të mira, jemi të kënaqur. Gjatë muajit të Ramazanit më së shumti shitet trileçja dhe ëmbëlsira “gyllaç”.