Cuneyt Davut
14 Shtator 2016•Përditësim: 15 Shtator 2016
NESEBBAR (AA) - Në gadishullin Nessebar që ndodhet në lindje të Bullgarisë dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi në të njëjtën kohë mund të përjetohen moderniteti dhe historia, raporton Anadolu Agency (AA).
Gadishulli Nessebar i takon qytetit Burgas dhe përbëhet nga pjesa e vjetër dhe e re. Ai ka një histori të lashtë 3.200 vjeçare dhe është vend i vetëm në Bullgari i cili gjendet nën mbrojtjen e UNESCO-s si Trashëgimi Kulturore Botërore nga viti 1983.
Gadishulli ka përafërsisht 15 mijë banorë dhe hapësirë gjeografike prej 32 kilometra katrorë. Në pjesën e cila quhet Nesebari i Ri ka hotele luksoze, infrastrukturë të zhvilluar, jahte si dhe plazhi më i njohur Sunny Beach.
Pjesa e cila quhet "Nesebbari i Vjetër" përbën pjesën historike të ishullit të cilin çdo vit e vizitojnë më shumë se 500 mijë turisë.
“Perla e Detit të Zi” Nasebbar, përveç që tërheq më së shumti turistë në Bullgari, ai ngërthen edhe vlera të veçanta nga vet fakti se këtu gjenden gjurmë nga arkitektura në veprat prej qeramike dhe guri të gdhendur të cilët i kanë ndërtuar thrakasit, bizantinët, proto- bullgarët, sllavët dhe romakët.
Kishat e qytetit kanë pritur më shumë se 40 struktura fetare
Përderisa aktualisht në “Nessebarin e Vjetër” ndodhen 26 kisha, ky vend gjatë gjithë historisë ka patur më shumë se 40 kisha dhe tempuj të cilat u kanë takuar besimeve të popujve që kanë jetuar këtu.
Një pjesë e kishave akoma janë të hapura për lutje, kurse pjesa tjetër janë shndërruar në muze dhe galeri artesh.
Për shkak të shtëpive me dru, hoteleve, restoranteve, rrugicave të ngushta të paasfaltuara, veprava historike dhe për shkak se është vend bregdetar Nessebar është edhe nikoqir i pëllumbave. Ky gadishull gjatë historisë ka qenë edhe bregdet i rëndësishëm tregtar për rajonin dhe Bullgarinë.
Në çarshinë e gadishullit gjenden vepra nga antika, prodhime rozë të ujit dhe gjësende të tjera për shitje. Në çarshi gjendet edhe një çezme për turistët që besohet se nëse pijnë ujë nga kjo çezme do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre pa hasur në ndonjë problem.
Aktivitete kulturore në “perlën e njohur të Detit të Zi”
Në ”Perlën e Detit të Zi” Nessebarin duke filluar nga karakteri kombëtar dhe ndërkombëtar zhvillohen shumë aktivitete kulturore në mesin e të cilëve festivale të shumta, folklore, orkestra, ceremoni fetare dhe festivale verore.
Çdo vit rregullisht mbahet Festivali Ndërkmbëtar i Mjaltit i cili gjithashtu tërheq shumë artistë dhe vizitorë ditorë.