Muhammed Emin Canik
28 tetor 2020•Përditësim: 28 tetor 2020
Në provincën La Rioja, në veri të Argjentinës janë gjetur mbetjet e dinozaurëve, afërsisht 70 milionë vite të vjetra, transmeton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i La Rioja, Ricardo Quintela njoftoi në Twitter se shkencëtarët kanë zbuluar një fole me fosile të dinozaurit të vjetër 70 milionë vite dhe qindra vezë në rajonin Santa Domingo të Vinchina në rajonin e La Rioja-s.
Quintela shpjegoi se ky zbulim u publikua në revistën "Communications Biology" ndërsa fosilet e dinozaurëve u përkasin dy specieve të reja të dinozaurëve të njohur si barngrënës "Titanosaurs".
Ai deklaroi se zbulimi, i cili është rezultat i një studimi 5-vjeçar është shumë i rëndësishëm dhe do të kontribuojë në turizmin në rajon.