Charles Newbery
15 Dhjetor 2015•Përditësim: 15 Dhjetor 2015
BUENOS AIRES (AA) – Rrëzimi i një autobusi në Argjentinë ka shkaktuar vdekjen e 43 policëve kufitarë në provincën Salta, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, guvernatori i kësaj province Juan Manuel Urtubey sqaroi se aksidenti kishte ndodhur në autostradën “Rosario de la Frontera”. “Ata dhanë jetët e tyre për shtetin duke kryer obligimet që kanë pasur" tha ai.
Autobusi transportonte 50 policë të cilët kanë pasur për qëllim të përforcojnë sigurinë në krahinën fqinje të Jujuy e cila po ballafaqohet me tensione sociale që ka shtuar dhunën.