Furkan Güldemir,Enes Kanlı
24 Mars 2016•Përditësim: 24 Mars 2016
BEJRUT (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i KB-së Ban Ki Moon turneun një javor në Lindjen e Mesme e ka nisur nga Libani. Pas takimeve që do ti ketë në rajon ai do të udhëtojë në Gjenevë ku po vazhdojnë bisedimet e paqes për Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga KB-ja thuhet se Sekretari i përgjithshëm i cili ka mbërritur këtë mëngjes nga New Yorku në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, është shoqëruar nga presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim dhe presidenti i Bankës Islamike për Zhvillim Ahmed Muhammed Ali el-Medeni.