Zafer Fatih Beyaz
26 Tetor 2021•Përditësim: 26 Tetor 2021
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka udhëtuar për vizitë në Baku të Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan dhe delegacioni në aeroportin Essenbog u shoqëruan nga guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin dhe zyrtarë të tjerë.
Në Baku udhëtuan gjithashtu ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban Murat Kurum, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, Transporti dhe Infrastruktura Adil Karaismailoglu, shefi i Kabinetit për Komunikim Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Zyrës së presidentit turk Ibrahim Kalin.
Erdoğan dhe delegacioni, me ftesë të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, do të zhvillojnë vizitë njëditore dhe do të marrin pjesë në hapjen e aeroportit ndërkombëtar në Fuzuli.
Ai pritet të marrë pjesë në ceremonitë për hedhjen e gurthemelit të rrugës në këtë zonë dhe kampusin 'Smart Agriculture' në Zengilan, i cili do të ndërtohet me mbështetjen turke.
Gjatë vizitës do të diskutohen marrëdhëniet mes Turqisë dhe Azerbajxhanit si dhe hapat për thellimin e bashkëpunimit.
Pritet të diskutohen edhe çështje aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.