Emre Aşıkçı
26 Tetor 2021•Përditësim: 27 Tetor 2021
Atletja turke Şahika Ercümen sot ka thyer rekordin botëror në zhytje të lirë me peshë variable pa përdorur frymëmarrje, raporton Anadolu Agency (AA).
Ercümen arriti të përfundojë zhytjen në 100 metra me kohën 2 minuta e 53 sekonda në det të hapur në Kaş, provinca jugore e Turqisë, Antalya.
Atletja 36-vjeçare ia kushtoi suksesin e saj ushtarëve turq dhe 98-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.