Zulfija Jakup
13 tetor 2015•Përditësim: 13 tetor 2015
PRISHTINË (AA) - Deputeti i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, pasi u lirua nga paraburgimi pas mesnate, menjëherë iu drejtua aktivistët e lëvizjes para Teatrit Kombëtar në qendër të Prishtinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai tha se arrestimi i tij ishte politik, dhe se refuzoi t'u përgjigjej pyetjeve të policisë. Në kohën e arrestimit me të ishte edhe Glauk Konjufca, kreu i Grupit Parlamentar të "Vetëvendosjes", dhe dy aktivistë të tjerë.
"Sot rreth orës 21, në fshatin Çagllavicë, në hyrje të Prishtinës rreth 15 policë ndaluan automjetin me të cilin po udhëtonim ne dhe thanë se kishin një urdhër për arrestimin tim. Megjithatë, policia nuk më dha kurrfarë shkrese. Ai nuk u prezantua. Pasi ne nuk dolëm nga makina në mungesë të shkresës, ata na nxorrën me forcë, na vënë prangat, duke na thënë se në stacionin policor do t'na japin urdhër-arrestin", tha Kurti.
Por, shtoi ai, as atje nuk na dhënë urdhër-arrestin, dhe nuk erdhi as prokurori. Kjo tregon se policia po bënë politikë, tha Kurti.
Ai tha se protestat e Lëvizjes "Vetëvendosje" kundër "Zajednicës" dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi nuk do të ndalen.
Deputeti Albin Kurti u arrestua këtë mbrëmje dhe u dërgua në stacionin e policisë për një bised informative. Arrestimi i tij shkaktoi mbledhjen e rreth 200 aktivistëve të "Vetëvendosjes", të cilët kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së policisë duke thyer dritaret e saj. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës, ndërsa përleshja e policisë me protestuesit zgjati rreth dy orë.
Mediat e Kosovës njoftoi se janë plagosur disa policë dhe demonstrues.
"Vetëvendosja" njoftoi se gjatë protestave policia kishte arrestuar Dardan Molliqaj dhe Ylli Hoxhën, zyrtarë të lartë të LVV-së.
Ish lideri I VV-së, Albin Kurti, javën e kaluar ka hedhur gaz lotsjellës përderisa mbahej seanca parlamentare e Kuvendit të Kosovës, e cila më vonë u ndërpre.
Gazi lotsjellës ishte pjesë e veprimeve të opozitës, e cila po bllokon punën e Kuvendit për tre javë, duke kërkuar tërheqjen e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, e arritur më 25 gusht me Serbinë në Bruksel dhe rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi.