Bojan Bednar
30 Janar 2023•Përditësim: 31 Janar 2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pritur sot në Beograd presidentin në largim të Çekisë, Millosh Zeman, raporton Anadolu Agency (AA).
Zeman ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Serbi dhe për sot është planifikuar një bisedë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa do të marrë pjesë edhe në hapjen e shtëpisë së rinovuar çeke.
Gjithashtu është planifikuar takimi plenar i delegacioneve të Serbisë dhe Republikës Çeke dhe nënshkrimi i deklaratës së përbashkët.
Zeman ka mbërritur në Serbi dje pasdite dhe është pritur nga Vuçiç në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd.
Në mars, Zeman përfundon mandatin e tij të dytë pesëvjeçar si president i Republikës Çeke, kur ai do të pasohet nga ish gjenerali i NATO-s Petr Pavel, i cili fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të shtunën.