Hülya A. Gündüzalp
22 shtator 2015•Përditësim: 22 shtator 2015
EDIRNE (AA) - Refugjatët e ardhur në Edirne vazhdojnë ende të presin në rajonin Sarayiçi me shpresën për të udhëtuar drejt Europës, raporton Anadolu Agency (AA).
Refugjatët të cilët kanë kaluar natën përreth sheshit Kırkpınar Er në rajonin Sarayiçi për shkak të shirave të dendur nuk kanë mundur të qëndrojnë nëpër çadra. Një pjesë e tyre janë përpjekur që çadrat ti ngrinin në një mjedis të mbyllur, ndërsa disa të tjerë janë përpjekur të mbrohen nga shiu duke pritur.
Thashethemet e pabaza të përhapura në mediat sociale vështirosojnë akoma edhe më shumë vendimin që ato të kthehen nga Edirneja për në kampet ku ata jetojnë. Pas fjalëve të përhapura në ditët e fundit se "Greqia do të hapë dyert" Sirianët kanë theksuar se do të vazhdojnë të presin.
Gjtihashtu edhe autoritetet kanë theksuar se në kuadër të marrëveshjeve ligjore dhe ato dypalëshe, refugjatët nuk do të dërgohen nga kufiri pa një kërkesë nga Greqia dhe Bullgaria.
Ndërsa në anën tjetër theksohet se një përkthyes dhe 3 gazetarët italianë të cilët u ndaluan nga ekipet e xhandarmërisë në zonën e shkallës së parë ushtarake të ndaluar pas përfundimit të proçedurave janë lënë të lirë.
- Presin që prej 8 ditësh
Pas përhapjes së fjalëve para 8 ditësh se "Gjermania do të pranonte një numër të madh refugjatësh" refugjtë nga qytete të ndryshme të Turqisë erdhën në Stamboll.
Një pjesë e refugjatëve mbërritën në qytetin Edirne duke ecur në këmbë ndërsa një pjesë tjetër patën vazhduar pritjen në Otogar (Stacionin e madh të autobuzave të Stambollit) për të udhëtuar drjet Edirnesë me mjete të ndryshme.
Sirianët të ciët pritnin në Otogarin e stambollit, pas përpjekjeve për ti bindur u drëguan me autobuzë në kampet ku ata jetonin.