Kristina Maslareviç
27 mars 2016•Përditësim: 28 mars 2016
BEOGRAD (AA) – Në sheshin "Republika" në Beograd nën organizim të lëvizjes djathtiste "Srpski sabor Zavetnici“ u mbajt një protestë anti-NATO në të cilin morën pjesë rreth 2000 ndjekës të lëvizjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë shëtitjes rrugëve të Beogradit përveç brohoritjeve kundër kryeministrit aktual Aleksandar Vuçiç, pjesëmarrësit e tubimit brohoritnin edhe "Serbia, Rusia, nuk nevojitet Union“, dhe këngë nacionaliste kushtuar Kosovës, ndërsa pjesë e vërejtjeve të tyre ishte edhe mosndjekja e aktiviteteve të tyre nga ana e Radio Televizionit të Serbisë, ku dhe shkuan për protestë.
Zëdhënësja e "Zavetnikëve" Milica Gjurgjeviç në një deklaratë për AA tha se lëvizja e tyre edhe më 20 shkurt kishte organizuar një tubim anti-NATO ku kishin kërkuar një referendum për ligjin për bashkëpunim me NATO-n i cili është miratuar në Parlament.
"Konsiderojmë se rrezikon drejtpërdrejt sovranitetin e Serbisë në sferën e sigurisë, sepse lejon ushtarët e NATO-s që pa kurrfarë përgjegjësie materiale dhe penale të mund të përdorin territorin serb”, tha Gjurgjeviç.