Amina Zorniç
19 Shtator 2016•Përditësim: 20 Shtator 2016
SARAJEVË (AA) – Referendumi në entitetin e BeH-së, në Republikën Srpska, në Ditën e RS-së do të mbahet të dielën, tha sot në Sarajevë kryeministrja e Republikës Srpska, Zheljka Cvijanoviç, raporton Anadolu Agency (AA).
Ajo sot iu drejtua mediave pas takimit në godinën e delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në BeH, duke folur në lidhje me agjendën e reformave.