İnci Gündağ
26 Prill 2016•Përditësim: 26 Prill 2016
LONDËR (AA) - Sipas një sondazhi të fundit të opinionit, ku ka mbetur vetëm më pak se dy muaj kohë përpara referendumit për BE-në që do të mbahet më 23 qershor në Britani, 18 përqind e qytetarëve britanikë me të drejtë vote janë të pavendosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në sondazhin e kryer me anketimin e 3.754 personave në të gjithë vendin nga kompania "YouGov", ndaj pyetjes "A duhet të qëndrojë Britania si anëtare e BE-së, apo duhet të shkëputet?", 39 përqind e anketuesve kanë dhënë përgjigjen "duhet të qëndrojë" dhe 38 përqind "duhet të largohet".
Ndërsa 18 përqind e anketuesve kanë treguar se janë të pavendosur për të ardhmen e Britanisë në BE, ndërsa 5 përqind kanë deklaruar se nuk do të votojnë për referendumin.
John Harding, pensionisti 82 vjeçar, në një prononcim për gazetarin e AA-së ka theksuar se e ka të vështirë të vendosë në lidhje me të ardhmen e vendit të tij në BE.
Ndërsa 25 vjeçari, Jamie Scott, që punon në sektorin e marketingut tha se: "Ende jam i pasigurtë. Nuk kam shumë informacion. Por më duket se zemra më thotë se duhet të qëndrojmë në BE. Nuk jam i sigurtë".