Fatjon Cuka
18 Nëntor 2015•Përditësim: 18 Nëntor 2015
TIRANË (AA) – Një delegacion i përbërë nga përfaqësuesit e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe kryesuar nga kryetari i këtij Komisioni, Nait Hasanit, kanë realizuar sot një takim në Kuvendin e Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Fillimisht janë takuar me nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Valentina Leskaj ku merrnin pjesë edhe deputetë të tjerë të Kuvendit, ndërsa pas këtij takimi Hasani, së bashkë me kryetarin e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Edukimit Publik në Kuvendin e Shqipërisë, Genc Pollo kanë mbajtur një konferencë për medait.
Pollo ka deklaruar se janë fokusuar në çështjet që dy komisionet kanë ngritur gjatë takimit të realizuar më parë në Prishtinë.