Kristina Maslareviç
05 Dhjetor 2016•Përditësim: 06 Dhjetor 2016
BEOGRAD (AA) - Takimi i sotëm flet për përkushtimin dhe dëshirën e Serbisë për t'u bërë pjesë e shoqërisë së vendeve evropiane dhe fakti se Serbia është në rrugën e duhur, ka thënë kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, gjatë paraqitjes së përbashkët me Komisionerin për Politika të Fqinjësisë dhe Dialogut të BE-së Johannes Hahn, raporton Anadolu Agency ( AA).
"Përkundër të gjitha problemeve që ekzistojnë në BE, kjo as nuk është organizatë monolite, e as nuk ka një situatë të thjeshtë sidomos pas referendumit të mbrëmshëm në Itali dhe ngjarjeve të tjera, Serbia e ka shtruar rrugën e saj, Serbia është një partner besnik i BE-së dhe BE-ja mund të llogaris në Serbinë në atë shkallë në të cilën Serbia mund të llogarisë në BE", tha Vuçiç.
Vizita e sotme, tha Hahn, tregon edhe një herë marrëdhëniet e forta, të cilat nuk janë vetëm miqësore, por edhe profesionale që ka me kryeministrin.
Duke thënë se Serbia mund të llogarisë në BE dhe se rruga evropiane nuk ka alternativë, Hahn tha se deri në fund të vitit me siguri do të hapet edhe një tjetër kapitull në negociatat dhe shpreson se mund të hapen edhe të tjera.
"Prishtina duhet të zbatojë disa çështje të dakorduara, si edhe Serbia dhe duhet të japë rezultate nga ajo që jemi dakorduar", tha Hahn në përgjigje të pyetjes së gazetarit, se kur Prishtina do të përmbushë marrëveshjen për formimin e asociacionit të komunave serbe, duke shtuar se të dyja palët duhet të japin rezultate për të bërë përparim në rrugën evropiane.
Vuçiç tha shtoi se me siguri, javën e ardhshme do të hapen, kapitulli 5, ndërsa për dy kapitujt tjerë, në BE ende nuk janë të sigurt nëse kanë shumicë apo jo.
"Nëse mund të marrin edhe diçka nga Serbia, atëherë ne me siguri do të hapim kapitujt, nëse jo, atëherë pyetja është nëse do të hapen këto kapituj", tha Vuçiç dhe shtoi se gjatë ditës do të vazhdojnë diskutimet rreth asaj se "çfarë kërkon Kroacia në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës".
"Ne kemi bërë shumë më shum se shqiptarët, ne kemi përmbushur edhe atë që u dakorduam vitin e kaluar. Është e vërtetë se nuk është formuar asociacioni i komunave serbe dhe unë nuk ushqej shpresat se do të plotësohet ajo që është dakordur në marrëveshjen e parë. Ne duhet të bëjmë këtë për veten, ata kanë mbrojtës shumë më të mëdhenjë dhe më të fuqishëm nga ne", tha Vuçiç.
I pyetur për referendumin në Itali, Komisioneri Hahn tha se "ky ishte një vendim i brendshëm dhe se rezultati ishte si pasojë e elementeve të ndryshme".
"Disa njerëz me të vërtetë ndoshta nuk janë për reforma, të tjerët mund të kenë votuar kundër Renzit, kundër qeverisë, pra gjithmonë është në shprehje një përzierje arsyesh pse ka ardhur deri te rezultati që kemi, por nuk dua që këtë menjëherë të vendosi në nivel evropian. Natyrisht, mund të ndodhë që pas shpalljes së kryeministrit Renzi kur të jep dorëheqje, do të përballemi me një periudhë të jostabilitetit, e cila mund të ketë implikime të caktuara në Evropë", tha Hahn.