Adel Ömeragiç
13 Nëntor 2015•Përditësim: 13 Nëntor 2015
PODGORICË (AA) – Fronti Demokratik (FD), grupimi opozitar politik në Mal të Zi, paralajmëroi protesta të reja për të dielën, 15 nëntor, në qendër të Podgoricës. FD u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’ju bashkëngjiten, për t’i “rrethuar” institucionet shtetërore, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtari i kryesisë së FD-së, Branka Boshnjak theksoi se ky grupimi opozitar vazhdon me protestat qytetare. “Të dielën kemi planifikuar një tubim të qetë ku do t’i ‘rrethojmë’ institucionet e sistemit të cilat tashmë janë të kapura. Në këtë mënyrë tentojmë të zgjojmë vetëdijen tek elita qeveritare nëse mund të quhen elitë. Ata duhet të kuptojnë se populli është zgjuar dhe nuk kemi të drejtë të ndalemi. Nuk na frikësuan as me lotsjellës as me shok bomba, dhe me këtë do të tregojmë se ne jemi mëse të mjaftueshëm për të rrethuar këtë kuart ku gjenden institucionet e sistemit”, tha Boshnjak.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të dielën në orën 18:00 në Sheshin “Republika”, prej ku, siç u paralajmërua, “do të formojnë zinxhirë rreth institucioneve”. “Kjo do të jetë mënyra për të treguar rebelimin tonë të qetë qytetarë kundër 26 viteve të sundimit të diktatorit”, theksoi Boshnjak.
Kujtojmë se DF-ja protestoi prej 27 shtatorit deri më 24 tetor, kur shpërthyen trazira mes policisë dhe demonstruesve. Në këto përleshje u lënduan 46 policë, ndërsa 15 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore.