Admir Fazlagikj
13 Tetor 2016•Përditësim: 13 Tetor 2016
SHKUP (АА) – Parlamenti i Republikës së Maqedonisë në kuadër të seancës së 124-të, me propozim të kryeministrit përgjegjës për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare, Emill Dimitriev, ka zgjedhur Bejxhan Iljas-in për ministër të ri pa portofol, raporton Anadolu Agency (AA).
Para votimit, deputetët shkarkuan tanimë ish ministrin Furkan Çako.
Kryeministri Dimitirev, argumentoi se Partia Demokratike Turke (PDT) në Maqedoni i ka dërguar një letër ku kërkon zëvendësimin e ministrit pa portofol me një figurë të re me arsyetimin se do të ketë një funksionim më efikas të këtij sektori i cili kryesisht ka punuar në bashkëpunim me Turqinë.
Iljas me profesion është mjek specialist i punësuar në spitalin e Tetovës, këshilltar komunal në Tearcë dhe zëvendëskryetar i PDT-së.