Ekip
13 Tetor 2016•Përditësim: 13 Tetor 2016
LONDËR (AA) - Ministrja e Parë e Skocisë Nicola Sturgeon, deklaroi se nga java e ardhshme do të dorëzojë për debat publik një projekt-ligjin të ri rreth referendumit për pavarësi nga Britana e Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Skocezët në vitin 2014 ishin kundër pavarësisë, ndërsa kjo çështje sërish u aktualizua më 23 qershor të këtij viti, kur britanikët përmes referendumit votuan për dalje nga Bashkimi Evropian (BE).