Lejla Bıogradlıja,Kayhan Gül
08 Prill 2016•Përditësim: 09 Prill 2016
PRISHTINË (AA) - Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi i cili e ka vazhduar karrierën e tij si një lider i përpjekjeve dhe luftës për pavarësi nën emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) sot e kurorëzoi me betimin e tij si President i kësaj republike, shkruan Anadolu Agency (AA).
Thaçi i cili ka marrë mbi supe detyra të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës njihet si lider edhe nga populli i këtij vendi. Ai lindi në qytetin Skënderaj më 24 prill të vitit 1968.
Thaçi i cili mbaroi studimet e larta në degën Psikologji dhe Histori pranë Universitetit të Prishtinës më pas ka ndjekur studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Diplomatike në Universitetin e Zürih-ut. Ai u bë një nga liderët e UÇK-së gjatë viteve 1998 - 1999.
Pas shpalljes së pavarësisë Thaçi u zgjodh Kryeministër i vendit, ndërkohë pas zgjidhjeve të 2014-ës ai shërbeu në detyrat e Zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të Punëve të Jashtme duke marrë pjesë kështu në një koalicion qeverisës.
- Nga një lider i rezistencës në President -
Populli i Kosovës nuk kishte shumë dijeni për figurën e Ahtifete Jahjaga-s e cila u zgjodh Presidente në vitin 2011. Jahjaga e cila edhe pse ishte një zyrtare e rangut të lartë nuk njihej shumë nga masa e gjerë, megjithatë ajo erdhi në një kohë kur kriza politike në vend ishte e theksuar dhe kërkesa për një kandidat të pavarur ishte e madhe.
Ndërsa Thaçi njihet jo vetëm nga populli i Kosovës, por edhe nga opinioni publik ndërkombëtarë për shkak të se kaluarës së tij në UÇK.
Thaçi i cili njihet nga një masë e gjerë e popullit të vendit të tij si "lider" për shkak të roleve kyçe që ai ka marrë përsipër, është edhe themeluesi dhe kryetari i që nga formimi i Partisë Demokratike të Kosovës prej 17 vitesh.
Ndërkohë që gjatë qeverisjes 2008 - 2014 ishte Kryeministër i vendit, Thaçi gjatë koalicionit të formuar pas zgjedhjeve të vitit 2014 mori detyrën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të vendit.
- Detyrat që presin Presidentin Thaçi-
Një nga detyrat më kryesore që e pret Presidentin Thaçi mbase është edhe zgjidhja e krizës politike në vend. Opozita kosovare që nga shtatori i kaluar është duke protestuar dhe bojkotuar parlamentin e këtij vendi duke hedhur gaz lotsjellës në sallën e tij për shkak se është kundër marrëveshjes së arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë si dhe marrëveshjen për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të zi.
Ndërkohë një nga detyrat e tjera të rëndësishme të Thaçit në këtë post është edhe procesi i dialogut me Serbinë. Edhe pse ky proces është një detyrë e qeverisë, ai ka qenë pjesë e këtij dialogu që me nisjen e tij. Thaçi pritet të luaj një rol të rëndësishëm në këtë proces.
Kosova e cila shpalli pavarësinë në mënyrë të një anshme në vitin 2008 nuk është pranuar ende në OKB për shkak të kundërshtimit të Rusisë. Ndërkohë gjatë kohës së Thaçit si President priten zhvillime të ndryshme në këtë kontekst. Kosova është njohur nga 108 shtete deri më sot.