Dejan Maksimoviç
01 Janar 2016•Përditësim: 02 Janar 2016
BRUKSEL (AA) – Kryesimin me Bashkimin Evropian (BE) prej sot nga Luksemburgu e merr Holanda. Kjo do të jetë hera e 12-të që ky vend vjen në pozitën e liderit të BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Holanda kryesimin do ta merr nga Luksemburgu i cili këtë rol e pati në gjashtë muajt e kaluar. Duke patur parasysh situatën aktuale në Evropë e cila ballafaqohet me kërcënime të mëdha të sigurisë dhe krizën më të madhe të refugjatëve nga Lufta e Dytë Botërore shihet qartë se Holanda do të përballet me sfida të mëdha.
Shefi i diplomacisë së Holandës, Bert Kenders në njoftimin e kryesimit të vendit të tij me Këshillin e BE-së ka thënë se do të përkushtohet në çështjet thelbësore të Unionit. Prioritet është rritja e punësimit dhe zhvillimi ekonomik si dhe lidhja më e mirë mes qytetarëve dhe shoqërisë civile me BE-në.
Këtu ka edhe çështje të tjera me të cilat vendet anëtare të Unionit patjetër duhet të merren siç janë ndryshimet klimatike, politika energjetike, ridefinimi i marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Britanisë së Madhe. Gjithsesi në fokus do të jetë kriza e refugjatëve.
Lidhur me këtë çështje në fund të muajit të parë të këtij viti duhet të mbahet takimi i parë i ministrave të Punëve të Brendshme në të cilin do të diskutohet për shpërndarjen e refugjatëve në Evropë, por edhe në luftën kundër terrorizmit.
Holanda në krye të BE-së do të jetë deri më 1 qershor të vitit 2016, kur kryesimin do t'ia dorëzojë Sllovakisë, të cilën në fund të vitit do ta marrë Malta.