Miki Trajkovski
31 Gusht 2016•Përditësim: 31 Gusht 2016
SHKUP (AA) – Për një vizitë dyditëshe në Maqedonisë qëndron anëtari i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Dragan Çoviç, i cili në rezidencën presidenciale në Ohër zhvilloi takim sy më sy me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas realizimit të fotografisë së përbashkët, të dy bashkëfolësit kishin edhe drekë pune, ndërsa, siç informojnë nga Kabineti i Ivanovit, në takimin janë hapur më shumë çështje.
“Në takimin është biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, me theks të rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, ndërsa para se gjithash në pjesë e bashkëpunimit ekonomik. Të dy shkëmbyen edhe mendime për gjendjen dhe për sfidat aktuale në rajonin e Evropës Juglindore si dhe për perspektivën e saj euroatlantike”, informojnë nga Kabineti i presidentit, Gjorge Ivanov.
Ivanov dhe Çoviç do të vizitojnë një pjesë të lokalitetit kulturoro-historik në Ohër, siç janë kisha Shën Sofja dhe pjesën e vjetër të qytetit i cili është nën mbrojtje të UNESKO-s.