Kurbani Geyik
07 Dhjetor 2015•Përditësim: 08 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker duke i dërguar një letër Kryeministrit turk, Ahmet Davutoğlu, ka premtuar se në tremujorin e parë të 2016 do të nisin përgatitjet e nevojshme për hapjen e negociatave të pesë kapitujve në kuadër të procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e kryeministrisë së Turqisë mësohet se Presidenti i Komisionit të BE-së, Juncker në letrën e tij dërguar kryeministrit Davutoğlu shprehet se "në kudër të Samitit BE-Turqi të mbajtur në Bruksel është hapur një epokë e re e bazuar në besimin e ndërsjellë në marrëdhëniet Turqi-Bashkim Europian".
Juncker ndër të tjera ka theksuar se nga komisioni janë planifikuar të kryhen përgatitjet në tremujorin e parë të 2016 që të hapen kapitulli 15 për "energjinë", kapitulli 23 për "gjyqësorin dhe të drejtat themelore", kapitulli 24 për "drejtësinë, lirinë dhe sigurinë", kapitulli 26 për "arsimin dhe kulturën dhe kapitulli 31 për "sigurinë e jashtme dhe politikën e mbrojtjes".
Në letër është theksuar se komisioni për hapjen e këtyre kapitujve do të realizojë çfarë është e nevojshme.