Nazmi Abduramani
07 Dhjetor 2015•Përditësim: 07 Dhjetor 2015
SHKUP (AA) – Kryetarja e Komisionit për punë të jashtme, mbrojte dhe siguri të Parlementit norvegjez, Anniken Huitfeldt, ka anuluar takimet e paralajmëruara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për shkak të vonesës së avionit me të cilin duhej të udhëtonte, njoftuan nga Kuvendi, raporton Anadolu Agjency (AA).
Siç u paralajmërua, Anniken Huitfeldt duhej të realizonte takime me nën kryetarin e Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për punë të jashtme, Antonio Milloshoski dhe me kryetarin e Komisionit për mbrojtje dhe siguri, Emill Dimitriev.