Zülfiya Yakup
04 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
PRISHTINË (AA)- Komisioneri Evropian për Migrimin, Çështje të Brendshme dhe Shtetësinë , Dimitris Avramopoulos, ka njoftuar se Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai ka theksuar se Kosovës deri në fund të procedurës për heqjen e vizave i mbetet të ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe të forcojë luftën kundër korrupsionit.