Tayfun Salcı
21 Nëntor 2015•Përditësim: 22 Nëntor 2015
LONDËR (AA) - Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron në lidhje me Projekt-rezolutën franceze në luftën kundër organizatës terroriste DAESH, e cila u miratua nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) ka thënë se bota është bashkuar kundër DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ky është moment i rëndësishëm. Bota sot u bashkua kundër DAESH-it. Komuniteti ndërkombëtar është takuar dhe ka vendosur për të mposhtur këtë të keqe që kërcënon njerëzit e të gjitha besimeve dhe të të gjitha vendeve", tha David Cameron, kryeministri i Britanisë së Madhe.