Kristina Maslareviç
25 Prill 2016•Përditësim: 26 Prill 2016
BEOGRAD (AA) – Sipas rezultateve më të reja paraprake të Komisionit Republikan Zgjedhor (KRZ) të Serbisë në bazë të 97.46 përqind të vendvotimeve të përpunuara, lista e “Aleksandar Vuçiçit – Serbia fiton”, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka fituar 48.25 përqind të votave, raporton Anadolu Agency (AA).
Në bazë të këtyre rezultateve koalicioni rreth Partisë Përparimtare të Serbisë (PPS) do të ketë 131 deputetë në përbërjen e re të Kuvendit, prej gjithsej 250.
Në Kuvendin serb, sipas rezultateve më të reja, do të hyjnë edhe gjashtë lista, ndërsa ato janë koalicioni PSS-SB, e cila në bazë të 96.32 përqind të votave të përpunuara ka fituar 11.02 përqind, PRS 8.04 për qind, PD 6.04, Lëvizja Mjaft Ishte – 5.95, PDS-PDL-PLV 5.02, dhe UDS – Dveri me 5 përqind. Ndryshe, nevojitet që partia politike të fitojë mbi pesë për qind të votave, aq sa është pragu zgjedhor, për të marrë pjesë në ndarjen e mandateve.