Kristina Maslareviç
16 Gusht 2016•Përditësim: 17 Gusht 2016
BEOGRAD (AA) – Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Suedisë, Stefan Leven, tha se të dyja vendet kanë marrëdhënie të mira politike dhe shpreson që marrëdhëniet ekonomike, të cilat tani janë në nivel jo të mirë, do të përmirësohen dhe më shumë investime nga ky vend do të vijnë në Serbi, raporton Anadolu Agency (AA).
Vuçiç falënderoi Suedinë për mbështetjen në rrugën evropiane të Serbisë dhe tha se ky është qëllimi strategjik i Serbisë. “Nga avancimi i sistemit tonë të drejtësisë, demokratizimi i shoqërisë, deri te reformat ekonomike, ne këtë shumë mirë e dimë dhe jemi të ashpër ndaj vetes, ndonjëherë më të ashpër se edhe BE-ja, ndërsa Suedia nuk ushtron trysni, por gjithmonë sillet si mik, shikon si të na ndihmojë”, tha Vuçiç. Ai shtoi se me homologun nga Suedia kanë biseduar për “çështjet vitale, marrëdhëniet bilaterale, politike dhe ekonomike, për rrugën evropiane të Serbisë, çështjet rajonale dhe gjeopolitike dhe për ruajtjen e paqes në rajon."
“Konstatuam se është me rëndësi kyçe ruajtja e paqes dhe stabilitetit dhe se ky është kushti themelor për përparimin e ekonomisë dhe jetës më të mirë në Serbi dhe vendet në rajon”, tha kryeministri serb.