Amina Zorniç
11 Nëntor 2015•Përditësim: 12 Nëntor 2015
POTOÇARI (AA) - Kryeministri i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Presidenti i etnitetit të Republikës Srpska (RS) në BeH, Milorad Dodik, dhe kryeministrja e qeverisë së RS-së, Zeljka Cvijanoviç vendosën lule në memorialin e Srebrenicës- Potoçari, ku nderuan viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Potoçari arriti dhe anëtari i Presidencës së BeH-së, Bakir Izetbegoviç, nënkryetar i Federatës së BeH-së, Milan Dunoviç, kryetar i Këshillit të Ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiç, zëvendës Presidenti i RS-së, Ramiz Salkiç, shef i Delegacionit të BE-së në BeH, Lars-Gunnar Wigemark, shef i Misionit të OSBE-së në BeH, Jonathan Moore, ambasadori i Republikës së Turqisë, Cihad Erginay, i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (TIKA), Huseyin Sanli, ambasadori serb në BeH, Stanimir Vukiçeviç dhe zyrtarë të tjerë.
Pas vendosjes së luleve në qendrën përkujtimore të Potoçarit, zyrtarët nga BeH dhe rajoni, vizituan Memorialin Përkujtimorë.
Nga Potoçari, do të vazhdojnë në Srebrenicë, ku së shpejti fillon konferenca dy-ditore për Investime dhe Zhvillim "Mundësitë dhe perspektivat e zhvillimit të Srebrenicës 2015".
Potoçari dhe Srebrenica sigurohen nga një numër i madh i policëve nga të gjitha entitetet e BeH-së.
Në Shtëpinë e Kulturës në Srebrenicë është gati për të filluar konferenca që për qëllim ka zhvillimin ekonomik të Srebrenicës. Rreth kësaj do të flitet në lidhje me klimën e investimeve në Srebrenicë, stimujt dhe nevojat e këtij qyteti të BeH-së, shkruan Anadolu Agency (AA).