Aslı Aral
04 Mars 2016•Përditësim: 05 Mars 2016
LONDËR (AA) - Liderë europianë para bisedimeve të paqes për Sirinë të cilat janë planifikuar të mbahen javën e ardhshme i kanë bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të qëndrojë në përputhje me marrëveshjen për ndërprerjen e konflikteve në Siri dhe të veprojë bashkë me komunitetin ndërkombëtarë që kjo të kthehet në paqe të përhershme, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri britanik, David Cameron, Presidenti francez, François Hollande, Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Kryeministri italian, Matteo Renzi ditën e sotme me Presidentin Putin kryen një bisedë me telekonferencë prej 50 minutash në lidhje me krizën në Siri.
Në një deklaratë të publikuar nga Kryeministria e Britanisë në lidhje me bisedën thuhet se: "Kjo bisedë është kryer me iniciativën e liderëve europianë sepse dëshironim që duke përfituar nga mundësia e ofruar nga armëpushimi i ditëve të fundit të hapnim rrugën për një proces më të fortë të paqes dhe negociatave. Armëpushimi i brishtë paraqet mundësi. Për mbrojtjen e armëpushimit, Putinit, regjimit dhe mbështetësve të tyre iu është bërë thirrje që të veprojnë së bashku me komunitetin ndërkombëtarë".