Salih Baran
20 dhjetor 2015•Përditësim: 20 dhjetor 2015
SHKUP (AA) -Çështja dhe kriza e emigrantëve është bërë një nga problemet kryesore të ditëve të sotme. Kështu njerëzit në Google kanë parashtruar mbi 23 milion pyetje lidhur me krizën e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Sirianët dhe irakianët në Google gjatë vitit 2015 më shpesh kanë parashtruar pyetje të tilla si "Sa kilometra është larg Turqia nga Greqia", "Ku ndodhet Deti Egje", "Cila është distanca nga Greqia për të kërkuar azil", "Si është moti në Izmir" dhe "Cila është lartësia aktuale e valëve në Detin Egje".
Përveç kësaj, banorët e shumë vendeve rreth botës pas 2 shtatorit (ditën kur u mbyt djaloshi sirian Aylan Kurdi), në Google më së shumti parashtruan pyetje se: "Çfarë i ka ndodhur Aylan Kurdit", "Cila është arsyeja për krizën siriane", "Pse sirianët largohen nga Turqia","Si quhet fotografi që kishte fotografuar Aylan Kurdin" dhe "Cila është politika e Gjermanisë për çështjen e krizës së refugjatëve".
Çështjet që lidhen me migracionin zakonisht janë parashtruar nga banorët e Etiopisë, të ndjekur nga banorët e Ekuadorit, Filipineve, SHBA-ve, Kanadasë, Indisë, Libanit, Meksikës, Tajlandës. Nga ana tjetër, Vietnami është ai që kishte parashtruar më së paku pyetje për kërkimin rreth krizës së refugjatëve.
Pason Rusia, Venezuela, Egjipti dhe Arabia Saudite. Një qasje tjetër kishin italianët, të cilët kanë më së shpeshti kanë pyetur: "Si të adaptojnë një fëmijë sirian pa prindër?" Ndërsa hungarezët përkundër kësaj kanë pyetur "Se si duhet të krishterët të reagojnë gjatë krizës së emigrantëve".
Japonezët kishin kërkuar: "A ka në Japoni refugjatë sirianë", kurse rusët kishin kërkuar përkufizimin e migrimit.