Tuğrul Çam
16 Dhjetor 2015•Përditësim: 16 Dhjetor 2015
WASHINGTON (AA) - Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi amerikan kanë rënë dakord mbi draft-ligjin i cili përfshin edhe mundësinë që qeveria në buxhetin e vitit të ardhshëm të realizojë 1.14 trilionë dollarë shpenzime, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, republikani Paul Ryan ka mbajtur një takim në orët e vona me anëtarët e republikanë të Kongresit.
Ryan ka njoftuar se qeveria e Obamës me liderët e Kongresit kanë rënë dakord mbi draft-ligjin në lidhje me taksat dhe shpenzimet.
Sipas draftit për qeverinë parashikohen rritje në shpenzimet e brendshme dhe në mbrojtje për vitin 2016. Me draft-ligjin i cili i jep të drejtën qeverisë për shpenzimet në vlerën 1.14 trilionë dollarë synohet gjithashtu që në 10 vitet e ardhshme të ofrohet edhe zbritja e qindra miliarda dollarëve nga tatimet.