Kristina Maslareviç
24 Tetor 2015•Përditësim: 24 Tetor 2015
BEOGRAD (AA) - Drejtoresha ekzekutive e Fondit për të Drejta Humanitare në Beograd, Sandra Orloviç, vlerëson se qëndrimi i Serbisë dhe përpjekja që Kosova të mos pranohet në UNESCO është e palogjikshme, kur kihet prasysh se interesi i institucioneve të Serbisë është të mbrojnë pronën e Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ajo pronë dhe trashëgimia kulturore dhe historike e KOS-it në Kosovë me siguri se do të jetë më e mbrojtur nëse Kosova anëtarësohet në UNESCO" tha ajo, në një bisedë për AA.
Ajo ka shtuar se UNESCO si organizatë nuk merret me mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe historike por bën edhe avancimin e shkencës dhe kulturës, diçka që ka të bëjë drejtpërdrejtë me serbët që jetojnë në Kosovë.
Diplomacia serbe dhe përfaqësuesit e pushtetit të Serbisë në këtë rast si dhe në rastin e miratimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Srebrenicën dëshmuan se nuk kuptojnë funksionet e këtyre organizatave globale dhe dokumentet të cilat i miratojnë.
Në këto dy raste nuk ka bazë për kësi lloji të diplomatisë radikale me fushata të cilat shpesh herë tingëllojnë raciste dhe mund të them me një disponim për propagandë anti-muslimane" vlerëson Orloviç.
Sandra Orloviç nuk mund të parashesh kornizën e mëtejme të bisedimeve në mes Serbisë dhe Kosovës pasi para shtetit serb janë negociatat me BE-në dhe zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit por beson se me kalimin e kohës do të hapen edhe çështjet e krimeve të luftës në Kosovë të kryera nga të dyja palët.
"Para nesh kemi një periudhë të përmirësimit të marrëdhënieve, ndërsa korniza ligjore përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës është diçka që akoma mbetet për t'u përcaktuar", tha Orloviç.