Hakan Ceyhan Aydoğan
18 Prill 2016•Përditësim: 19 Prill 2016
MOSKË (AA) - Presidenti rus Vladimir Putin u takua me presidentin palestinez Mahmud Abbas, i cili po qëndron në Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fillim të takimit në Kremlin në Moskë, në kuadër të takimit të hapur për mediat, Putin shprehu kënaqësinë e tij se shpesh ka mundësi që të bisedojë me Abbasin për çështje dypalëshe dhe rajonale.
"Abbas po bën përpjekje të mëdha në procesin e rinisjes të negociatave palestinezo-izraelite. Ne gjithmonë do të mbështesim këto përpjekje për të vendosur dialog konstruktiv", tha Putin.
Numri një i Rusisë tha se gjatë bisedimeve me Abbasin, do të këmbejnë mendime dhe pikëpamje mbi një sërë çështjesh të nxehta rajonale dhe globale.